July 28, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Ahh sa gjγnah! Protesta që të shkυl shpίrtin, famiΙjarët e familjes Gushi: Babai i djalit të na…

Pasditen e sotme është mbajtur një protestë në qendër të qytetit të Fierit, duke përkujtuar aksidentin në Vlorë, ku 4 anëtarë të familjes Gushi ndërruan jetë për fat të keq.

Edhe si një shenjë revolte, familjarët e viktimave, të veshur me bluza të zeza dhe fotografi të viktimave të stampuara, kërkuan drejtësi për të dashurit e tyre.

Nëna e 33-vjeçares Silvana Gushi që ndërroi jetë, para kamerave u shpreh se nuk kërkon hakmarrje, por vetëm drejtësi për personin që shkaktoi aksidentin.

“Unë nuk dua më t’i pres më ata. Të më trokiste në dorë dhe të kërkonte falje. Ai do më vinte mua, po unë nuk do ja prisja kokën se nuk jam hakmarrëse. Dua vetëm të vendoset drejtësi, të shkojë në burg të vuaj dënimin. Më mori dhëndrin 44-vjeç, më mori vajzën 33-vjeç dhe më mori mbesat 14 dhe 9 vjeç”, tha e ëma e të ndjerës Silvana Gushi.//Sht.ype në pjesën e rek.la.mës prit disa seconda edhe ju shfaqet video edhe fotot e lajmit…

Gjithashtu edhe daja i Silvana Gushit apeloi për drejtësi, duke theksuar se kërkesa e vetme e tyre është dënimi i personit që shkaktoi aksidentin dhe jo hasmëria.

“Ne jemi njerëz të thjeshtë dhe kërkojmë vetëm drejtësi nuk kërkojmë hakmarrje. Babai i atij djalit duhet të na dilte ballë për ballë, të na trokiste në derë. Kërkojmë drejtësi nga policia dhe drejtësi nga gjykata për të mos i manipuluar provat. Duam të futet në burg ai që na mori 4 anëtarë të familjes, Drejtësia duhet të veprojë ashtu siç i takon ligji. Ne jemi njerëz që duam drejtësi dhe nuk duam hasmëri”, përfundoi daja.

Krahas familjarëve në qendër të qytetit të Fierit u mblodhën në shenjë solidarizimi edhe qytetarë të zakonshëm të cilët përkujtuan viktimat dhe shprehën indinjatën e tyre përmes pankartave.//Sht.ype në pjesën e rek.la.mës prit disa seconda edhe ju shfaqet video edhe fotot e lajmit…

“Kemi frikë të dalim nga shtëpia” shkruhej në njërën nga pankartat që mbahej në dorë nga një fëmijë i vogël.

“Erdhëm me këngë dhe nëna na priti me vaj”, ‘Në jetë bëjmë dy gabime të mëdha: Flasim kur duhet të heshtin dhe heshtim kur duhet të flasim’, “Katër fëmijët tanë i kemi rritur në një dhomë””, këto kanë qenë disa prej pankartave me mesazhe drithëruese kushtuar aksidentit tragjik që ndodhi më 25 qershor në aksin Fier-Vlorë.