Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

A duhet ta lejojë Specialja Kadri Veselin të vijë ne varrimin e nënës?

Ajshe Veseli, nëna e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, është ndarë nga jeta sot në moshën 93-vjeçare.

Vdekja e saj erdhi shtatë muaj pasi nga jeta ishte ndarë edhe i ati i Veselit, Fazliu, në varrimin e të cilit Veseli nuk kishte qenë prezent.

Klan Kosova i ka kontaktuar sot Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës për të marrë një përgjigje nëse ai do të lejohet që të vijë në varrimin e nënës së tij.

Shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Angela Griep, ka thënë për Klankosova.tv se në bazë të kornizës ligjore personat e paraburgosur lejohen që të bëjnë kërkesa për arsye të tilla dhe se është paneli përkatës që jep vendimin për këtë.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës ua mundëson personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare”, ka thënë Gerber për Klankosova.tv.

“Paneli do të vendosë për këto kërkesa”.