July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

29-vjeçarja humbi jetën 5 ditë pas lindjes, vjehrri akuzon mjeken: Mu nxi shtëpia

Një 29-vjeçare në Durrës ka ndërruar jetë ditën e djeshme, 5 ditë pasi solli fëmijën në jetë.

E ndjera është Ardita Muça nga Arapaj.

Familjarët thonë se fajin e kanë mjekët për mjekim të pakujdesshëm duke bërë denoncimin në drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Ka qenë tezja e të ndjerës e cila ka thënë se familja ka denoncuar mjeken Migena Prifiti, e cila ka ndjekur gjatë shtatzënisë 29-vjeçaren.

Sipas saj, e reja ka ndërruar jetë për shkak të trombozës pasi nuk i është bërë holluesi i gjakut.

“Denoncim po. Është për Migena Priftin, që është doktoreshë gjinekologe që e ka ndjekur nga muaji i parë i shtatzënisë deri në muajin e fundit. Duam drejtësi. Ndodhi për faji të mjekes. Asnjë nuk ma mbush mendjen. Ka qenë e fuqishme. Do i bënin hollimi i gjakut. A ndërron jetë një gocë 29-vjeçare me trombozë. Ke dëgjuar ti ? Vetëm tre hollues ka bërë po më mbrapa? Hata e madhe. Migena Prifti të arrestohet direkt. Kaq di me thënë. Goca nuk vjen mbrapa por të bëhet drejtësi. Do presim ekspertizën tani.” ka thënë tezja e të ndjerës.

Ndërkohë vjehrri i së ndjerës është shprehur se tashmë i është nxirë shtëpia pas humbjes së 29-vjeçares.

“Ma ka pas zbardhur shtëpinë komplet. Tani më është nxirë shtëpia komplet. Nuk i kemi lënë gjë mangët asgjë. Çfarë ka dashur si e ka dashur. E kemi mbajtur si mbretëreshë e veçantë. Vetëm për bebin.” ka thënë vjehrri i 29-vjeçares.

Por çfarë thotë policia për ngjarjen e rëndë të Durrësit?

“Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës Ardita Muça, banuese në Shkallnur. Trupi ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar”.

Tashmë pritet që prokuroria të sekuestrojë kartelën mjekësore të fatkeqes dhe të marrë në pyetje mjekët lidhur me pretendimet e familjes.