Connect with us

2000 banesa të reja, Rama-drejtorit Alabba: Ta bëjmë Durrësin si Marina e Dubait

Të Ndryshme

2000 banesa të reja, Rama-drejtorit Alabba: Ta bëjmë Durrësin si Marina e Dubait

Kryeministri shoqëroi në kantierin e ndërtimit të Spitallës drejorin e “Emaar Group” Mohamed Alabba, ku do të ndërtohen banesat e reja me donacione nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

DURRëS – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shoqëroi në Spitallë drejtorin e kompanisë globale “Emaar Group” Mohamed Alabba. Ky i fundit ka ardhur në vendin tonë për të parë rindërtimin e 2000 banesave në Durrës, fondi i të cilave është siguruar nga donacionet e dhëna nga Emiratet e Bashkuara Arabe Rama dhe Alabba shkëmbyen batuta me njëri-tjetrin, ku drejtori i kompanisë “Emaar Group” tha se edhe pse operon në 14 vende të botës, zemra e tij është në Shqipëri duke çmuar mënyrën e pritjes nga shqiptarët.

Më tej, Rama i tha se dëshiron që Durrësit të transformohet si lagjia luksoze Marina e Dubait, duke bërë Monakon “xheloze”.

ALABBA-RAMA

ALABBA: Unë jam në 14 vende, por zemrën e kam në shqipëri. Më pëlqen mënyra si jam trajtuar.

RAMA: Ta bëjmë durrësin simotrën e Marinës së Dubait. Duhet ta bëjmë Monakon xheloze.

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top